Aplikimi per provim pranues në fakultetin e mjekësisë në Graz të Austrisë
Studentet të cilët deshirojnë ti fillojnë/vazhdojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë në Graz, duhet ti ndjekin këto udhëzime
TERMINET DHE REGJISTRIMI *
Regjistrimi online
Afati i regjistrimit për provimin pranues hapet çdo vit në fillim të muajit shkurt apo mars
Pagesa
Pagesa për provimin pranues bëhet në fillim të muajit shkurt apo mars
Provimi Pranues *
Provimi pranues organizohet njëher në vit, të premten e parë të muajit korrik
Rezultatet e provimit pranues
Rezultatet perfundimtare të provimit pranues publikohen online 4 jave pas provimit pranues
Regjistrimi perfundimtar
Në muajin gusht dhe në fillim të muajit shtator bëhet regjistrimi i studenteve të cilet kanë përfunduar provimin pranues me sukses, gjegjësisht pranimi i vendit në Universitetin e Mjekësisë.
Transferi anësor ne universitetin e mjekesise ne Graz
Aplikantët që tashmë janë duke studiuar Mjekësi ose Stomatologji në një institucion arsimor në Kosovë dhe kanë të fituara 180 pikë krediti ECTS, mund të aplikojnë për vazhdimin e studimeve në Universitetin e Mjekësisë në Graz nëpërmjet transferit anësorë.
Të gjith ata aplikant që shprehin dëshirë të bëjnë një transfer të tillë, duhet të ken njohuri të gjuhes gjermane dhe ti nënshtrohen një testi i cili organizohet një her në vit në Universitetin e Mjekësisë në Graz.
Regjistrimi për transfer bëhet online. Për regjistrim nevojitet vërtetimi qe dëshmon posedimin e 180 ECTS, i perkthyer dhe i vërtetuar si dhe pagesa në vlerë prej 110€.
Numri i vendeve të disponueshme për transfer anësorë ne Universitetin e Mjekësisë në Graz për vitin akademik 2022/2023 ishin sipas vendimit të rektoratit, për Mjekësi të përgjithshme dy vende ndërsa për stomatologji asnjë vend në dispozicion.
Numri i vendeve të lira për vitin akademik 2023/24 nuk është publikuar ende. Për më shumë informata klikoni në linkun e më poshtëm.
Regjistrimi për transfer anësorë bëhet online. Për regjistrim nevojitet vërtetimi që dëshmon posedimin e 180 ECTS i përkthyer dhe i vërtetuar si dhe pagesa në vlerë prej 110€.
Për informata me konkrete mund ta klinkoni linkun e meposhtem.
https://www.medunigraz.at/beratung-information/anmeldung-zulassung/quereinstieg