Licenca/Punësimi i mjekut të huaj në Austri.
Insitucioni përgjegjës për licencimin e mjekut të huaj në Austri është dhoma austriake e mjekëve. Përveç dhomës qëndrore të mjekëve ekzistojnë dhe dhomat e mjekëve përkatës për çdo Land. Licencimi i një mjeku të huaj (jashtë Bashkimit Evropian) në Austri kalon përmes konvertimit të diplomës (Nostrifizierung) në një nga Universitet e mjekësisë (Vjenë, Graz, Innsbruck etj).
Aplikanti duhet të bëj një kërkesë për konvertimin e diplomës, p.sh. pranë Universitetit të mjekësisë në Vjenë. Në momentin e aplikimit duhet të zotërojë gjuhën gjermane në nivelin B2. Pasi shqyrtohet kërkesa aplikanti pranon një ftesë për një provim në formatin e një testi (Stichprobentest) që përbëhet nga rreth 260 pyetje (multiple choice). Pyetjet përfshijnë vetëm lëndet klinike të mjekësisë, dhe nuk përmbajnë lëndë paraklinike. Në bazë të rezultatit të testit dhe kurikulumin e lëndëve të universitetit që ka përfunduar, aplikanti pranon një vërtetim i cili sqaron proçedurën në vazhdim në lidhje me provimet që duhet të zhvillojë.
Para vitit 2020 provimet kanë qenë në formatin Rigorosum që domethënë provim me gojë, kurse pas vitit 2020 ka ndryshuar formati në një format me teste qe quhet SIP. Një provim SIP mund të përmbajë disa lëndë në të njëjtën kohe p.sh. kirurgji, traumatologji, dermatologji, okulistike etj.
Secili format ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.
Pasi aplikanti përfundon me sukses ekuvalentimin e diplomës në atë austriake merr titullin dr. med. univ. në Austri, qe është ekuvalent me të diplomuarit në universitetin e mjekësisë në Austri.
Për licencimin final aplikantit i duhet dhe një provim në tërminologjinë mjekësore që zhvillohet nga dhoma e mjekëve të Austrisë ose më saktë nga akademia e mjekëve.
Kushti për të marre pjesë në ketë provim është niveli C1 i gjuhës Gjermane. (P.sh Ösd,Goethe etj)
Provimi që quhet Sprachprüfung, konsiston në dy pjesë. Pjesën me gojë, qe ka të bëj me një prezantim të shkurtër rreth kandidatit, dhe një komunikim i kandidatit në një koleg ose pacient. Komisioni përbëhet nga tre persona, dy profesionistë dhe një linguist i gjuhës Gjermane.
Pjesa dytë e provimit është me shkrim dhe konsiston në një komunikim me shkrim me një institucion shtetëror ose mjekësor. P.sh. kërkesa për një trajnim profesional.
Pas përfundimit të këtij provimi personi mund të punojë si mjek i huaj në Austri.
Hapi i fundit është viza. Pasi aplikanti arrin të gjej një vend vakant në një spital në Austri, aplikon për një vize Rot-Weiß-Rot – Kartë, dhe nga ana tjetër plotëson kushtet për të qenë anëtar i dhomës së mjekëve të landit ku gjendet spitali i aplikantit.
Spitalet e vogla janë më fleksibël për të marrë përsipër proçedurat burokratike, ndërsa spitalet e mëdha janë më pak fleksibël. Personi me një vizë Rot-Weiß-Rot – Kartë është i detyruar të punojë në këtë spital për 22 muaj dhe vetëm më pas fiton të drejtën për të punuar në tregun e lirë, si dhe mund të ndryshojë spitalin në bazë të fushës së interesit.
Gjermani vs Austri.
Gjermania duke pasur një nevojë më të madhe, si rrjedhojë e mungesës së mjekëve, nuk kërkon konvertim diplome por vetëm licencimin e mjekut të huaj (Approbation).
Licencimi i mjekut të huaj në Gjermani quhet Approbation. Aplikanti i interesuar, në momentin e aplikimit, duhet të zotërojë minimumi nivelin B2 të gjuhës Gjermane. Më pas aplikanti duhet të zhvillojë një provim që konsiston në tërminologjinë mjekësore i cili shpeshherë mund të zhvillohet në spitale dhe në kontakt direkt me pacientët, niveli i provimit mjekësore të gjuhës Gjermane është C1.
Pasi përfundon me sukses aplikimin Fachsprachenprüfung, personi mund të fillojë punë në cilindo spital në Gjermani. Aplikantit i jepet një afat prej 2-3 vjetësh për të përfunduar provimin e licencimit (Approbation).
Approbation konsiston në një provim me gojë para një komisioni dhe përfshinë mjekesinë interne dhe kirurgjinë. Pasi aplikanti përfundon me sukses provimin e licencimit atëherë i lejohet të punojë në të gjitha landet e Gjermanise. Koha pas licencimit njihet gjithashtu dhe si specializim. Koha që punon mjeku para licencimi nuk njësohet si kohë e specializimit por thjesht punë profesionale/eksperiencë.
Aplikanti ka të drejtë të hyjë në provimin e licencës vetëm tre herë. Ka pas raste që aplikantët nuk kanë rezultuar mire në të tre provimet dhe janë detyruar të vijnë p.sh në Vjenë dhe të bëjnë konvertimin e diplomës.
Website në lidhje me Nostrifikimin në Austri:
https://www.meduniwien.ac.at/web/studium-weitërbildung/nostrifizierung/antragstëllung/
https://www.arztakademie.at/pruefungen/oeaek-sprachpruefung-deutsch/
Kontakt :Arben Susuri
Email: arben.prizreni@gmail.com