SHMSHA









Rreth nesh
Migrimi i shumë qytetarëve nga Kosova vitet e 90-ta lidhet edhe me migrimin e shtresës intelektuale. Pamundësia e vazhdimit të studimeve në kornizat e Univerzitetit të Prishtinës shtyu shumë student kosovarë që së pari të vazhdojnë studimet në vendet tjera të ish-Jugosllavisë, ndërsa pas shperthimit të luftërave në këtë teritor në vitin 1991 edhe në vendet tjera evropiane. Nga të gjitha vendet evropiane, Austria dallohet me numrin e madh të studentëve shqiptarë të cilët vazhduan ose filluan dhe përfunduan studimet e tyre në këtë vend. Një numër i konsiderushëm i studentëve janë të shkencave mjekësore. Austria ka mbetur përzgjedhje e rrugës intelektuale te studentëve shqiptarë edhe pas viteve 2000.
Pas përfundimit të studimeve në Austri një numër i madh mjekësh të diplomuar kanë vazhduar të jetojnë dhe punojnë në vendet tjera gjermano-folëse gjegjësisht në Gjermani dhe Zvicër. Një numër i caktuar i mjekëve është kthyer të punoj edhe në Kosovë, ku për arsye të situatës në shëndetësinë kosovare kryesisht punojnë në ordinanca dhe spitale private, ndërsa një numër mjekësh ka mbetur të punoj në Austri. Nga ky grup mjekësh që sot jetojnë dhe punojnë në Austri, i cili ne vitet e fundit është rritur mjaft, në rend të parë edhe për shkak të rritjes së nevojës për mjek edhe në Austri, ka lindur dëshira për një organizim të mjekëve shqiptarë në Austri në kuader të një shoqate përkatëse.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri “SHMSHA” është themeluar më 17. Mars 2022. SHMSHA ka për qëllim nderlidhjen e profesionistëve shëndetsorë shqiptarë në Austri, ofrimin e këshillave dhe konsultimeve mjekësore për komunitetin shqipfolës në Austri, ofrimin e ndihmës ndaj institucioneve shëndetsore Austriake në rast të kampanjave sensibilizuese shëndetsore (p.sh. në raste pandemie), lidhjen e bashkëpunimit ndermjet institucioneve shëndetsore austriake dhe atyre nga trevat shqiptare, si dhe shumë aktivitete tjera nga fusha e mjekësisë të cilat do të mund të shërbenin në dobi të komunitetit shqipfolës në Austri dhe bashkëkombësve tanë në trevat shqiptare.
SHMSHA është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim me shoqata dhe institucione tjera të ndryshme me qellim të arritjes së synimeve të lartpërmendura.