SHMSHA organizon Simpoziumin e Parë Mjekësor

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA) ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Simpoziumit të Parë Mjekësor, i cili do të mbahet më 08 qershor 2026.

Ky simpozium do të mbledhë mjekë, stomatologë dhe profesionistë të tjerë të shëndetësisë nga Austria dhe më gjerë, me qëllim të shkëmbimit të njohurive, përvojave profesionale dhe forcimit të bashkëpunimit brenda komunitetit mjekësor shqiptar.

Gjatë aktivitetit do të prezantohen tema me karakter interdisciplinar nga fusha të ndryshme të mjekësisë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për edukim të vazhdueshëm, rrjetëzim profesional dhe diskutime shkencore.

Ftojmë të gjithë kolegët dhe profesionistët e interesuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për komunitetin tonë.

📅 Data: 08 Qershor 2024
📍 Vendi: Graz, Austri
👥 Organizator: SHMSHA – Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri

Ju mirëpresim!

Share the Post:

Artikuj të ngjashëm