Simpoziumi i II-të

Pershendetje të nderuar kolegë,

Pas organizimit shumë të suksesshëm të simpoziumit të parë të shoqatës sonë, këtë vit kemi kënaqësinë të organizojmë edhe simpoziumin e dytë të SHMSHA, i cili do të mbahet më 17. Maj 2025, në Graz, Austri.

Ftoheni të merrni pjesë, apo edhe të prezantoni ndonjë temë në këtë simpozium.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë mjekët shqiptarë, qoftë nga trojet shqiptare apo diaspora.

Tematika: Preferohet që të ketë karakter ndërdisiplinor ose të përfshijë projekte nga fusha e mjekësisë, duke pasur fokus edhe në sfidat dhe zhvillimet që lidhen me shoqëritë shqiptare në trojet tona dhe diasporë.

Afati i fundit per dergim të temës: 15.04.2025.

Të dergohet: titulli i temës, një përmbledhje (abstrakt) me max. 100 fjalë, emri dhe mbiemri si dhe adresa për kontaktim të prezentuesit/prezentueses.

E-maili: office@shmsha.at

Share the Post:

Artikuj të ngjashëm