Simpoziumi III-të

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA) me kënaqësi njofton organizimin e Simpoziumit të III-të në bashkëpunim me Odën e Mjekëve në krahinën e Steiermarkut ( Ärztekammer Steiermark) më 13 qershor 2026. Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Odës së Mjekëve të Steiermarkut në Graz dhe do të shërbejë si një platformë profesionale dhe shkencore për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë.

Ky simpozium synon të mbledhë mjekë, stomatologë, studiues dhe profesionistë të tjerë të shëndetësisë shqiptare nga Austria, Kosova, Shqipëria , Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera evropiane, për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar diskutime akademike dhe shkencore.

Këtë vit, simpoziumi do të ofrojë një format të ri me një dimension më të gjerë institucional, duke u organizuar për herë të parë në bashkëpunim të ngushtë me Ärztekammer Steiermark. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e lidhjeve profesionale midis komunitetit mjekësor shqiptar dhe institucioneve austriake.

Sympoziumi është i akredituar me 9 pikë DFP nga Oda e Mjekëve të Steiermark-ut duke ofruar vlerë të shtuar profesionale për pjesëmarrësit.

Me këtë organizim, SHMSHA dëshmonë rolin e saj si një urë lidhëse, duke theksuar se kontributi i mjekëve shqiptarë në Austri është një vlerë e shtuar për sistemin shëndetësor austriak dhe një burim i çmuar dije për mbarë kombin shqiptar.

Pjesëmarrësit janë të ftuar të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga ky event i rëndësishëm

dhe mundësi e shkëlqyer për ndarjen e njohurive dhe krijimin e rrjeteve bashkëpunuese mes profesionistëve të shëndetësisë.

Ju mirëpresim

Share the Post:

Artikuj të ngjashëm